Storie suksesi – fermeri Gjelal Sopaj

Prodhimi i dredhëzave “Clery”

Gjelal Sopaj është 54 vjeç nga fshati Sallagrazhde. Familja e tij perbehet nga  5 anëtarë, duke përfshirë prindërit, gruan e tij dhe 2 fëmijë. Prodhimi i dredhezave ka qenë një traditë në familjen e tij për një kohë të gjatë, por kryesisht në nivelin e jetesës. Para perfitimit të grantit fermeri posedonte 0.3 ha me dredheza  në fushë të hapur.

”Po shkoj në drejtimin e duhur, duke u rritur gradualisht, jam më shumë se mirënjohës për Bashkëpunimin Austriak për Zhvillim për këtë donacion. Përveç familjes sime, ky grant do të ndihmojë edhe fqinjët, meqë i kam angazhuar ata si punëtorë sezonalë “,  tha z. Sopaj.

Shuma totale e projektit të zbatuar ishte 7,989.75 EURO; Kontributi i ADA përfshin: 6,391.80 EURO ndërsa kontributi i aplikantit përfshin shumën prej: 1,597.95 EURO.

Me grantin e perfituar nga ADA,  përfituesi ka blerë 18,000 fidane te dredhezave dhe instalimin e sistemit të ujitjes për 0,3ha më shumë me dredheza në fushë të hapur. Për më tepër, pas dhënies së grantit, fermeri ka arritur të shtojë për 0.5 ha më shumë me kontributin e tij. Ai është gjithashtu fermeri i parë në Komune dhe vend që ka sjellë një lloj te ri te dredhezes në vend të quajtur Klery. Aktualisht ai zotëron 1.10 ha sipërfaqe të mbjellë me dredheza në fushë të hapur dhe produktiviteti aktual për këtë vit ishte 13,000.00 kg dredheza. Bazuar në deklaratën e fermerit, të ardhurat e krijuara për këtë vit përfshijnë 19,500.00 Euro. Të ardhurat e familjes pas dhënies së grantit janë rritur për 70% në krahasim me periudhën para grantit.

Katër anëtarë të familjes dhe 7 deri në 10 punëtorë të tjerë sezonalë janë angazhuar për një periudhë të shkurtër gjatë kohës së vjeljes.