Storie suksesi – fermerja Ylfete Vata

Prodhimi i vezëve në sistem të lirë

Duke u bazuar në mungesën e mundësive financiare në vendin tonë, mundë të vim në përfundim që këtu ka mundësi të kufizuara për një funksionim adekuat të bizneseve. Marrë parasysh këtë situatë një numër i vogël i fermerëve mundë të kryejnë investime me forcat e veta financiare ne fermat e tyre, ku si pasojë shumica e tyre kërkojnë ndihmë dhe mbështetje në institucionet publike dhe gjithashtu donatorë të ndryshëm të cilët operojnë në vendin tonë.

Ylfete Vata është grua fermere nga fshati Sallagrazhdë e cila merret me sektorin e shpeztarisë dhe si qëllim kryesor i saj është prodhimi i vezëve të pulave në sistem të lirë dhe krijimi i një brendi të produkteve natyrale BIO. Arsyeja kryesore e kërkesës për grant nga Projekti SUSI-LDF është mungesa e mjeteve vetanake për financimin dhe funksionalizimin e këtij aktiviteti i cili është bazik për mbulimin e shpenzimeve familjare.

“Duke pas parasysh që kërkesat për vezë dhe mish të pulës në sistem të lirë janë duke u rritur çdo ditë, unë jam shumë e motivuar që të merrem me këtë aktivitet – në plotësimin e nevojavë të tregut por edhe të më ndihmojë në mbulimin e nevojave të familjes dhe shkollimit të fëmijëve. Falë ndihmës përmes donacionit të marrë nga Projekti SUSI-LDF unë kam arritur plotësimin e qëllimit të ndërtimit të një ferme moderne, rritjen e numrit të pulave dhe prodhimin e vezëve BIO. Realizimin e këtij projekti unë nuk e kam parë të rëndësishëm vetëm për të ardhurat e mia familjare, por edhe gjithashtu ndikimin në nevojat e konsumatorëve në mënyrën më të mirë, e cila gjithashtu prek edhe zhvillimin e përgjithshëm të vendit” tha Ylfete Vata

Ky projekt është realizuar në shume totale prej 9,100 Euro (100 %) ku kontributi i Projektit SUSI/LDF është 7,280 Euro (80 %) ndërsa kontributi i fermerit është 1,820 Euro (20 %). Ky projekt do të jetë i qëndrueshëm dhe afatgjate në krijimin e  vendeve të punës , plotësimin e nevojave të tregut me këto produkte pasi që është mungesë shumë e madhe e pulave në sistem të lirë dhe ushqimeve natyrale.