Storie suksesi – fermerja Ganimete Vataj

Prodhimi i mishit dhe produkteve të qumështit

Ganimete Vata është një grua 38 vjeqe dhe kryefamiljare. Ajo jeton ne fshatin Sallagrazhdë të Komunës së Suharekës e që lokalizohet në pjesen jugore të Kosovës. Ganimetja aktualisht merret me sektorin e blegtorisë dhe si grua fermere duhet të jetë një frymëzim për shumë gran në Kosovës.

Të qenit një nënë e tre fëmijëve dhe një fermere në të njëjtën kohë është një punë e vështirë, por kjo mund të arrihet nëse keni një motivim të fortë, pasion dhe mbështetje.
Ajo dhe burri i saj kanë një traditë të gjatë në sektorin e blegtorisë dhe bujqësia ka qenë burimi i vetëm i të ardhurave për ta. “Unë jam e kënaqur dhe mirënjohëse për grantin dhe mundësinë që më është dhënë falë Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim. Ky grant ka zgjidhur problemin tim për mungesën e ruajtjes dhe ftohjes së qumështit dhe për shkak të kësaj shpenzimet e mia të transportit janë ulur për  50% “, tha Ganimetja.

Përmes grantit, kjo grua fermere ka ndërtuar dhomën për ruajtjen e qumështit me dimensione 16m2, blerjen e laktofrizit 500l dhe blerjen e mullirit që përdoret për prodhimin e ushqimit të kafshëve. Para dhënies së grantit kjo fermere ka pasur 9 lopë qumështore dhe pas zbatimit të projektit përfituesja ka arritur të rrisë numrin e lopëve qumështore në 13 (ndërsa aktualisht numri i përgjithshëm i bagëtive në këtë fermë qumështitore është 23, duke përfshirë lopët qumështore dhe viqa ). Aktualisht kapaciteti i përditshëm i qumështit është 120 litra në ditë, të cilat dërgohen në pikën e grumbulluese për 0.28 euro / litër. Përmes këtyre investimeve të ardhurat e familjes janë rritur për rreth 60% më shumë.