Sesioni i parë informativ rreth thirrjes së parë për aplikime, Projekti SUSI-LDF faza e 2-të

Projekti Iniciativa për Fermerët e Vegjël të Suharekës – faza e dytë, financuar nga Agjencioni Austriak për Zhvillim dhe implementuar nga Fondacioni Fondi për Zhvillim Lokal  sot (29.03.2017) mbajti sesionin e parë informativ rreth thirrjes së parë për aplikime  për mbështetjen e fermerëve të vegjël me theks të veçantë në  femrat fermere dhe të rinjtë që jetojnë në zonat rurale në përmirësimin, rritjen dhe përpunimin e produkteve bujqësore.  Në këtë sesion informues u dhanë informacione të detajuara rreth kritereve dhe formave të aplikimit. Fermerët që nga data e sotme (29.03.2017) mund të gjejnë materialet dhe informacionet e duhura në web faqen e Fondi për Zhvillim Lokal – www.ldf-ks.org si dhe të marrin informacione rreth procedurave në zyrën e LDF-së në objektin “Qendra e Biznesit”  Komuna Suharekë.

Te gjitha dokumentet për aplikim dhe informatat shtesë mundë të shkarkohen në këtë web-faqe nën kategorinë “Thirrje per aplikime”