Stafi Ynë

Bernardina Krasniqi
Drejtoreshe Ekzekutive e LDF-se

Znj. Bernardina Krasniqi është Drejtoreshe Ekzekutive e Fondit për Zhvillim Lokal që nga Nëntori i vitit 2011. Fillet e para të përvojës së punës i ka që nga viti 1993 deri në vitin 2000 kur ajo menaxhonte biznesin familjar në Republikën Ceke.  Pas kthimit në Kosovë në vitin 2000, përvoja e saj vazhdon me punën Qendrën Koordinuese të aksionit kundër minave nga Kombet e Bashkuara deri në mbylljen e programit në vitin 2001. Puna tjetër e saj ishte në Organizatën Ndërkombëtare për Migrim në pozitën e administratores regjionale. Nga viti 2004 deri në vitin 2011 punoi në institucionin më të madh mikrofinanaciar në Kosovë duke filluar që nga pozita e administratores, zyrtare e kredidhënies dhe menaxhere e degës.

Znj. Krasniqi ka studiuar gjuhë dhe letërsi Angleze dhe ka ndjekur një numër të konsiderueshëm të trajnimeve në fusha të ndryshme – kryesisht të lidhura me punët në të cilat ka punuar.

Znj. Krasniqi është përgjegjëse për mbikëqyrjen e përgjithshme dhe koordinimin e projekteve që implementohen nga Fondi  për Zhvillim Lokal, koordinimin dhe lidhjet me donatorë të ndryshëm, agjensionet relevante dhe institucionet e lidhura direkt me organizatën dhe projektet e saj. Mbi të gjitha ajo bënë udhëheqjen programatike dhe strategjike si dhe siguron menaxhimin e përgjithshëm të organizatës.

Florid Bytyqi
Administrator Financiar

Z. Bytyqi në Fondin për Zhvillim Lokal (LDF) që nga Janari i vitit 2015 ushtron detyrën Administrator Financiar ne projektin “Përgjigja e nivelit lokal për krijim te punësimit dhe zhvillim te integruar territorial- InTerDev” te financuar nga Agjencioni Austriak për Zhvillim dhe te menaxhuar nga UNDP dhe LDF.

Para se ti bashkohet Fondit për Zhvillim Lokal Z. Bytyqi ka punuar fillimisht si udheheqes ne Clock House Farm Angli; Maj – Nëntor 2005 dhe Maj – Nëntor 2004, 2007 – 2009 ne City People and Planning Asistent i projekteve. Nga Nëntori 2010 – Gusht 2011 ka punuar ne  MEST DANIDA  si Ekspert për pranimin dhe regjistrimin e nxënieve ne shkollat e mesme bujqësore. Nga Shtatori 2012 – Dhjetor 2014 si ekspert i ri për Bujqësi dhe Ekonomi ne Projektin “IRDS” te implementuar nga CARE International dhe financuar nga Agjencioni Austriak për Zhvillim. Poashtu z. Bytyqi gjate periudhes Tetor – Dhjetor 2013 ka punuar si Trajner i qendrave te votimit ne Komisionin Zgjedhor.

Ka përfunduar Degën e Agroekonomise në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Bujqësisë dhe në po të njëjtin është ne përfundim te studimeve Master Agroekonomi, njekosisht është ne vazhdim te studimeve ne Universitetin e Shefilldit ne Selanik  ne degën Master-Administrim Biznesi. Ka ndjekur një sërë trajnimesh dhe certifikime ne fushën e menaxhimin e financave, menaxhimin dhe përgatitjen e projekt propozimeve dhe planeve te biznesit, trajnime ne sektorë të bujqësisë  etj.

Blerta Kuçi
Menaxhere e Projektit

Znjsh. Kuçi që nga Janari i vitit 2015 ushtron detyrën si Menaxhere e Projektit Iniciativa për Fermerët e Vegjël të Suharekës ku si detyre kryesore ka udhëheqjen programore dhe strategjike, sigurimin e menaxhimit dhe udhëheqjes sa më të mirë të projektit, përfaqësimin e projektit në ndërveprim me akterët e ndryshëm, udhëheqjen e procesit te angazhimit të ekspertizës se nevojshme nga jashtë si dhe ndërtimin e kapaciteteve të përgjithshme.

Para se të filloj në Fondin për Zhvillim Lokal Znjsh.Kuçi ka punuar si Asistente Administrative dhe Arkatare në institucionin mikrofinanciar KEP Trust ku gjatë kësaj periudhe Znjsh. Kuçi kishte përgjegjësi menaxhimin ditor të administratës, mbështetjes së nevojshme ne logjistikë,   lehtësimin e procedurave të kredidhënies si dhe pranimin dhe dhënien e parave në përputhje me rregullat e institucionit. Më pas ajo vazhdoi punën në Fondin për Zhvillim Lokal të cilit iu bashkua në Shkurt të vitit 2012 si Administratore Financiare deri në fund të vitit 2014 kur edhe kaloi në pozitën e Menaxheres së Projektit “Iniciativa për Fermerët e Vegjël të Suharekës”.

Znjsh. Kuçi ka diplomuar në Fakultetin e Biologjisë në Universitetin e Prishtinës në drejtimin Biokimi- Fiziologji. Ajo gjithashtu ka ndjekur shumë trajnime nga fusha e menxhimit të granteve, ekonomisë dhe bujqësisë të organizuara nga akterë të ndryshëm nga fushat e ndryshme relevante.

Egzon Elshani
Koordinator për Bujqësi dhe Zingjir të Vlerave

Z. Elshani në Fondin për Zhvillim Lokal që nga Janari i vitit 2015 ushtron detyrën e Koordinatorit për bujqësi dhe Zingjir të Vlerave në Projektin Iniciativa për Fermerët e Vegjël të Suharekës ku si detyra kryesore ka sigurimin e potencialit agro-ekonomik për paketat e propozuara zhvillimore bujqësore, ofrimin e këshillave teknike, identifikimin e nevojave për ekspertize teknike të jashtme, dizajnimin e programeve për ngritjen e kapaciteteve në agroekonomi, ofrimi dhe organizimi i trajnimeve praktike në bujqësi, monitorimi i implementimit të trajnimeve dhe raportimin në iniciativat zhvillimore në bujqësi.

Para se ti bashkohet Fondit për Zhvillim Lokal Z. Elshani ka punuar fillimisht si intern për kualitet te portfolios në periudhën prej 13 shtator 2010 deri më 14 Mars 2011 në institucion mikrofinanciar KEP Trust, me pas prej 21 Nëntor 2011 deri më 27 Gusht 2012 si Analist kreditor në institucionin mikrofinanciar FINCA International Kosova, ndërsa prej 15 Shtator 2012 deri me 30 dhjetor 2014 si ekspert i ri në shërbimet e biznesit në Projektin “Zhvillimi i integruar Regjional në Komunën e Suharekës”, implementuar nga CARE International dhe financuar nga Agjencioni Austriak për Zhvillim. Ka ndjekur një sërë trajnimesh nga sfera e sistemit juridik, ekonomik dhe bujqësisë të organizuar nga akterë të ndryshëm si: USAID, EU, CARE/IRDS, Riinvest etj. Ndër më të rëndësishëm trajnimi “Metodologjia Ligjore” (3 muaj) organizuar nga USAID&American Bar Association, “Akademia Zhvillimore” organizuar nga Zyra e BE në Kosovë dhe Instituti Riinvest rreth menaxhimit te granteve dhe procedurat e prokurimit të Bashkimin Evropian si the trajnime nga lëmi i kredi-dhënies dhe menaxhimit të mikrofinancave organizuar nga KEP Trust  dhe FINCA International Kosova.

Z. Elshani ka përfunduar Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës dhe në të njëjtin ndjekë studimet master në degën e së drejtë civile.

Ajete Bujari
Zyrtare e Projektit

Znj. Bujari është zyrtare e Projektit Iniciativa për Fermerët e Vegjel të Suharekës ku si angazhim kryesor ka hartimin e  dokumenteve që do të përdoret për paketat zhvillimore të projekteve biznesore (kriteret, procedurat, etj), ofrimi i  këshillave rreth nismave të zhvillimit të bizneseve, identifikimi i nevojave për ekspertizë dhe trajnime teknike, zhvillimi i strategjive për trajnime të biznesit, organizimi dhe monitorimi i  trajnimeve nga paketa e zhvillimit të biznesit dhe raportim mbi iniciativat e zhvillimit ekonomik dhe të biznesit.

Para se të bëhet pjesë e Projektit SUSI/LDF Znj. Bujari ka punuar si regjistruese e regjistrimit të popullsisë, më pas edhe si eksperte e re në shërbimet e mbështetjes së bizneseve në kuadër të Projektit Zhvillimi i Integruar Regjional në Komunën e Suharekës implementuar nga CARE Intrenational dhe financuar nga Agjencioni Austriak për Zhvillim. Gjithashtu ka kryer praktikën gjashtë mujore në sektorin e financave, Komuna Suharekë si zyrtare e tatimit në pronë në një projekt të implementuar nga USAID rreth regjistrimit të pronave të pa regjistruara . Gjatë kësaj kohe ka ndjekur një numër të konsiderueshëm të trajnimeve nga sektori i bujqësisë dhe menaxhimit të projekteve të organizuar nga CARE/IRDS, RIINVEST Institute, Bashkimi Evropian etj.

Znj. Ajete Bujari është ekonomiste e diplomuar, dhe eshtë në përfundim të studimeve master në Universitetin “FAMA”

Lindita Berisha
Zyrtare Administrative e Projektit

Znj. Berisha është  Zyrtare Administrative e zyrës për Projektin Iniciativa për Fermerët e Vegjël të Suharekës ku si detyra kryesore të saj janë: sigurimi i një pune sa më adekuate në menaxhimin e sektorit administrativ dhe financiar të projektit  në përputhje me rregullat dhe direktivat e caktuara duke mbështetur fermerët përfitues me mbështetje teknike gjatë procesit të implementimit të projekteve, ofrimin e mbështetjes administrative si në burime njerëzore, transport, menaxhimi i parasë, prokurimet dhe punët tjera administrative në përgjithësi që mundësojnë funksionimin ditor të zyrës. Gjatë kësaj kohe ka ndjekur një numër të konsiderueshëm të trajnimeve nga sektori i bujqësisë dhe menaxhimit të projekteve të organizuar nga CARE/IRDS, RIINVEST Institute, Bashkimi Evropian etj.

Në projektin SUSI/LDF Znj. Berisha vjen me një përvojë në të kaluarën fillimisht si kontabiliste e më vonë si Zyrtare Administrative e Projektit Zhvillimi i Integruar Regjional në Komunën e Suharekës, implementuar nga CARE International dhe financuar nga Agjencioni Austriak për Zhvillim.

Znj. Berisha aktualisht ka të përfunduar Fakultetin Ekonomik ne Universitetin e Prishtinës.