Historiku

Qëllimi i përgjithshëm i Fondacionit Fondi për zhvillim Lokal  është promovimi i  zhvillimit regjional të integruar dhe të qëndrueshëm në Sektorin e Bujqësisë duke forcuar strukturat lokale ekzistuese dhe potenciale.

  • 2017

    Eshtë nënshkruar kontrata për Projektin SUSI/LDF 2, financuar nga Agjencioni Austriak për Zhvillim dhe në bashkëpunim me Komunën Suharekë si dhe implementuar nga Fondi Lokal për Zhvillim.
    Eshtë nënshkruar kontrata për Projektin InTerDev 2, financuar nga Agjencioni Austriak për Zhvillim dhe në bashkëpunim me Komunën Suharekë si dhe implementuar nga Fondi Lokal për Zhvillim.

  • 2016

    Projekti SUSI/LDF ka shpallur aplikimin për Programin e Profesionistëve të Rinjë nga i cili janë përzgjedhur kompanitë në të cilën do të kryejnë praktikën profesionistët e rinjë të përzgjedhur gjithsejt 26 profesionistë të rinjë. Vlera totale e programit ka qenë 12,000.00 €

    Gjatë këtij viti është vazhduar procesi i monitorimit dhe mbështetjes së fermerëve nga të dyja projektet në vazhdim Projekti SUSI/LDF si dhe InTerDev. Si dhe janë organizuar trajnime të ndryshme dhe takime koordinuese me akterët relevantë nga sektori i bujqësisë dhe përfituesit e projekteve të implementuara nga LDF.

  • 2015

    Eshtë nënshkruar kontrata për Projektin SUSI/LDF Iniciativa për Fermerët e Vegjël të Suharekës, financuar nga Agjencioni Austriak për Zhvillim dhe në bashkëpunim me Komunën

    Suharekë si dhe implementuar nga Fondi Lokal për Zhvillim. Vlera totale e projektit është 560,000.00€. Gjatë vitit 2015 Projekti SUSI/LDF ka shpallur dy thirrje për aplikime nga të cilat janë përzgjedur 50 Përfitues. Gjatë kësaj periudhe janë mbajtur edhe trajnime dhe takime të ndryshme kordinuese me akterët nga sektori i bujqësisë.

    Gjatë viti 2015 Projekti InTerDev gjithashtu ka shpallur tri ftesa për aplikime nga të cilat janë përzgjedhur 57 përfitues në vlerë totale duke përfshirë kontributin e përfituesve 470.807.95 € . Gjithashtu këto projekte janë monitoruar me qëllim të mbështetjes dhe marrjes së informative mbi progresin e arritur.

  • 2014

    Në bashkëpunim me Projektin IRDS gjithashtu janë zbatuar 2 pilot projekte për ndërtimi e bio-impianteve për pastrimin e ujërave të zeza, në vlerë totale prej 10,000 €.

    Ka vazhduar implementimi i projekteve te kaluara si dhe është bërë performimi i aktiviteteve
    të ndryshme si trajnime dhe takime të ndryshëm me arteret kyç nga sektori i bujqësisë, si dhe është bërë përmbyllja e Projektit IRDS.
    Është nënshkruar kontrata më UNDP në Projektin InTerDev në Komunat Shtërpce dhe Dragash në të cilën LDF është partner implementues me vlerë totale të projektit mbi 400,000.00 €.

  • 2013

    Në bashkëpunim me Projektin IRDS është bërë shpallja e thirrjes për aplikime prej të cilës janë përzgjedhur 30 (tridhjetë) fermerë përfitues, financuar nga Agjencinë Austriak për Zhvillim me 776,472.11 € dhe kontributi i përfituesve me 326,633.69 € dhe në total 1,117,513.80 €

    Gjithashtu gjatë këtij viti është menaxhuar edhe thirrja për aplikime dhe përzgjedhja e 15 ndërmarrësve të rijnë me kontribut total prej 179,472.75 prej të cilave kontributi i ADC 140,247.65 dhe kontributi i përfituesve 39,225.10.

    Ka filluar implementimi i Projektit me EU “Zhvillimi Ekonomik Regjional në Rajonin Jugor Ekonomik të Kosovës” , implementuar nga Fondi për Zhvillim Lokal në partneritet me Komunën e Suharekës dhe Komunën e Rahovecit dhe financuar nga Zyra e Bashkimit
    Evropian në Kosovë në vlerë totale prej 429,400.00

  • 2012

    Në bashkëpunim me Projektin IRDS është bërë shpallja e thirrjes për aplikime prej të cilës janë përzgjedhur 10 (dhjetë) fermerë përfitues, financuar nga Agjencinë Austriak për Zhvillim me 347,148.14 dhe kontributi I përfituesve me 138,606.86 € dhe në total 485,755.00 €
    Ka vazhduar monitorimi I projekteve të implementuar, organizmi I takimeve dhe trajnimeve të ndryshme nga sektori I bujqësisë dhe menaxhimit me akterët kryesor të kësaj lëmie në Regjionin Jugor të Kosovës.

  • 2011

    Fondacioni Fondi per Zhvillim Lokal eshte themeluar ne nentor te vitit 2011 nga projekti IRDS te financuar nga Bashkepunimi Austriak per Zhvillim

Keni ndonjë pyetje?

Ndjehuni i lirë të na kontaktoni përmes kontakt formes ose numrit të telefonit

Jam shumë e kenaqur më përkrahjen nga LDF-ja , ferma jonë po zhvillohet në hapa të sigurtë.

Ganimete Vata
Fermere

Keni nevojë për me shumë informacione?