Bordi

Michael Gold
Kryetar i Bordit drejtues të LDF-se

Kryetari i Bordit të LDF-së z.Michael Gold është një investitor bankar dhe këshillëtar menaxherial me më shumë se 34 vjet pervojë , 20 vitet e fundit ka qenë pjestar i tregjeve në zhvillim në Europën Qëndrore dhe Lindore , në Ballkan , Afrikë, Azi , Amerikën Latine dhe ish Bashkimin Sovjetik. Specializimi  i tij përfshin ngritjen e qasjes në financa në konkurenecë , privatizim , investimet e huaja të drejtëpërdrejta , në tregëti , zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme si dhe reformat legale dhe rregullative. Aktualisht është drejtor menaxherial dhe Përgjegjës ekzektutiv i Koorporatës Crimson Capital e cila mbikqyrë portofolion aktuale të më shumë se 20 projekteve, 2 fondeve investive/ kredidhënëse, dhe zotërues i pesë kontratave në katër kontinente.

Alban Ibrahimi
Nënkryetar i Bordit drejtues të LDF-se

Alban Ibrahimi është Nenkryetar i Bordit të Fondit për Zhvillim Lokal që nga Marsi 2015. Ai gjithashtu është Drejtor Ekzekutiv i kompanisë së tij private Frutomania – MOEA që nga Korriku 2011. Ai ka përvojë të gjatë të punës si në sektorin publik dhe në atë privat. Para se te i bashkohet kompanise Frutomania- MOEA, ai punoi ne keto pozita në CARE International Kosova: Menaxher i Lartë i Projektit (2007-2010), Menaxher i Projektit (2004-2007), ka menaxhuar Projektin START (2004-2005) dhe si koordinator për monitorim dhe vlerësim (2001-2003).Ai gjithashtu punoi si Menagjer i Granteve për Institutin për Qëndrueshmeri të Komuniteteve.

Edukimi i Z. Ibrahimi përfshine studime në Inxhinieri Mekanike (e pa përfunduar) ne Universiteti  e Pishtines dhe zoteron shkallen  MBA në Universitetin e Shefilldit.

Njomëza Zejnullahu
Përgjegjëse e Thesarit ne Bordin e LDF-se

Znj. Zejnullahu ushtron pozitën e përgjegjëses së thesarit të Fondit  për Zhvillim Lokal –LDF që nga Gushti 2015. Ajo është eksperte ligjore dhe posedon një përvojë 9 (nëntë) vjeqare në sektorin privat dhe atë publik të Kosovës. Përmes kësaj Znj. Zejnullahu ka zhvilluar një përvojë të gjerë në ekonomi, ndërmarrësi dhe në fushat e lidhura me fushën e drejtësisë. Fushat e saj të eksperiencës përfshijnë të drejtën e kompanive, të drejtën kontraktuale, të drejtën bankare, të drejtën e prokurimeve, partneritetin publiko-privat, të drejtën pronësore dhe atë të sigurimeve.

Znj. Zejnullahu ka punuar në institucione dhe projekte të ndryshme si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat. Ndër përvojat më të rëndësishme të saj të punës janë: Iniciative për Rritjen dhe Stabilitetin Financiar (Projekt i USAID-it), Mbështetja e institucioneve të Kosovës rreth mbrojtjes së të dhënave (Projekt i EU-se) dhe Fuqizimi i Mbështetjes Kredituese (Projekt i USAID-it). Ajo gjithashtu është e familjarizuar me sektorin privat ku ka punuar për 5 vite në sektorin bankar dhe shërbime të këshilluese për 4 vite.

Ajo mban dy grada shkencore: Bachelor në Shkencat Politike dhe Drejtësi,  gradën Master në të Drejtën Financiare dhe aktualisht është Kandidate për PhD në Fakultetin Evropian të drejtësisë në Slloveni. Ajo flet rrjedhshëm Gjuhen Shqipe, Angleze, Serbe dhe Turke. Ajo është ligjëruese në Drejtësi  – dhe mban nje nivel te asistentes ne Chartered Institute of Arbitrators (CIArb).