RRETH FONDACIONIT

Qëllimi i përgjithshëm i Fondacionit Fondi për zhvillim Lokal  është promovimi i  zhvillimit regjional të integruar dhe të qëndrueshëm në komunën e Suharekës/ Suva Reka duke forcuar strukturat lokale ekzistuese dhe potenciale.

LDF do të japë grante për zhvillimin e agro-biznesit dhe inciativave të zhvillimit rural të cilat janë në përputhje me planin dhe strategjitë zhvillimore komunale , në veqanti me Planin Zhvillimor Komunal, Planin Zhvillimor Urban, Planin Zhvillimor Lokal , Strategjitë Zhvillimore Regjionale dhe Planin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural.

Vizioni i LDF-së është që të bëhet një lojtar i rëndësishëm në rritjen ekonomike të rajonit nëpërmjet avancimit të agro-bizneseve dhe bizneseve rurale të bazuara në rajonin jugor ekonomik të Kosovës.

LDF është një fondacion i pavarur, i cili synon të mbështesë, të përmirësoj, të forcojë dhe të stimulojë zhvillimin e bujqësisë dhe zhvillimin rural në  rajonin jugor ekonomik të Kosovës, kryesisht përmes ofrimit të programeve të granteve.

Fondacioni Fondi per Zhvillim Lokal eshte themeluar  ne nentor te vitit 2011 nga projekti IRDS te financuar nga Bashkepunimi Austriak per Zhvillim. Ne fazen e pare ( deri ne vitin 2012) nga ky fondacion jane implementuar total 36 projekte qe perfshine shumen prej  1,337,423.62 Euro, prej te cilave kontributi i IRDS/LDF ka qene 933,498.06 Euro ndersa kontributi i sektorit privat ka qene 403,925.56 Euro. Ndersa shprehur ne perqindje pjesemarrja e LDF-se ne keto projekte ka qene 70% perderisa 30 % ka qene kontributi financiar i aplikuesve.

Ne keto projekte jane perkrahur keto fusha te bujqesise sikurse eshte pershkruar ne vijim: kultivimi jashtesezonal  i perimeve si dhe kultivimi ne fushe te hapur ; prodhimtaria e qumeshtit ; prodhimtaria e mishit ; prodhimi i djathit te dhise ;permiresimi i structures racore permes insiminimeve artificiale; industria e mishit te pules; bletaria; krijimi i qendrave grumbulluese per peme dhe perime; fruta mjekuese dhe bime mjekuese; kultivimi i bimeve dekorative dhe luleve, prodhimi i lengjeve nga ekstraktet e pemeve.

Projekti ka përkrahur  sektorin ekonomik rural dhe ka krijuar më shumë se 348 vende pune, punesim me orar te plote dhe sezonal. Më konkretisht, 147  prej tyre jane te punësuar me orar të plotë, 127 te punesuar sezonal me kontrata 4 muajshe dhe 74 punëtorë të angazhuar si vetëpunësim kryesisht në prodhim ne sektore te ndryshem. Per me teper pjesemarrja e gjinise femerore ne keto projekte ka qene 42 %. Kostoja e perafert mesatare e krijimit te nje vendi te ri te punes ka qene 2,682 Euro.

Si rezultat i zbatimit te ketyre 36 projekteve perfitues direkt jane gjithsejt 1598 individe nga komuna e Suharekes dhe regjioni jugor ekonomik i Kosoves. Investimet te perkrahura nga Bashkepunimi Austriak per Zhvillim ne Komunen e Suharekes perfshin 47 % e te gjithe te territorit te kesaj komune.

Misioni Ynë

Misioni yne eshte financimi i aktiviteteve te cilat rrisin dhe permiresojne prodhimin bujqesor, perpunimin dhe marketingun si dhe promovojne zinxhirin e vlerave ne Regjionin Ekonomik Jugor dhe me gjere.

Keni ndonjë pyetje?

Ndjehuni i lirë të na kontaktoni përmes kontakt formes ose numrit të telefonit

Jam shumë e kenaqur më përkrahjen nga LDF-ja , ferma jonë po zhvillohet në hapa të sigurtë.

Ganimete Vata
Fermere

Keni ndonjë pyetje?