Nënshkrimi i kontratave me përfituesit nga thirrja e I-rë për aplikime / Projekti SUSI-LDF faza e 2-të

Me datë 06 Korrik 2017 në një ceremoni rasti u bë nënshkrimi i kontratave me përfituesit e thirrjes së parë të Projektit Iniciativa për Fermerët e Vegjël të Suharekës faza e dytë, projekt i cili implementohet nga Fondi për Zhvillim Lokal dhe financohet nga Agjencioni Austriak për Zhvillim në partneritet me Komunën e Suharekës. Në këtë ceremoni fermerët përveç nënshkrimit të kontratave u njoftuan gjithashtu se ata mundë të fillojnë menjëherë me implementimin e projekteve respektive. Nga kjo thirrje janë gjithsej 20 përfitues nga sektorë të ndryshëm të bujqësisë të cilët kanë përfituar mundësinë që të përmirësojnë kushtet në fermat e tyre si dhe përmes mbështetjes teknike nga ana e projektit të ngrisin kapacitete e tyre profesionale, gjë e cila do të ndikojë në përmirësimin e cilësisë së prodhimit dhe si rrjedhojë rritjen e të ardhurave dhe përmirësimin e kushteve ekonomike.  Të bashkëngjitur në këtë postim mundë të gjeni edhe listën finale të përfituesve nga thirrja e I-rë e Projektit SUSI-LDF Faza e 2-të. 

ldf-ks.org/…/Lista-e-fermereve-perfitues-pk.pdf