Nënshkrimi i kontratave me përfituesit e ftesës së par për fermerët e Komunës së Dragashit, Shtërpcës dhe Vitisë

Me 29 Qershor dhe 04 Korrik 2017 Fondi për Zhvillim Lokal – LDF në bashkëpunim me partnerin implementues të projektit UNDP, ne një ceremoni rasti uruan përfituesit e ftesën së par të projektit “InTerDev 2” – Komponenta 2, me theks të veçantë “Financimi i granteve për nismat e biznesit në mënyrë te ndjeshme ndaj gjinisë për ndërmarrjet mikro dhe të vogla dhe fermerët në komunën e Dragashit, Shtërpcës dhe Vitisë”. Ceremoni e veçantë është bërë në Komunën e Vitisë si përfituese e re në projektin InTerDev 2, pjesëmarrës ishin Ambasadori i Austris në Kosove Z.  Gernot Pfandler, Kryetari i Komunës së Vitisë  Z. Sokol Haliti, drejtuesi i zyrës së Agjencionit Austriak Për Zhvillim z. Gunther Zimmer.

Në këtë ftes gjithsejtë kanë përfituar 15 fermer prej tyre 9 femra dhe 6 meshkuj, sektorët që janë përkrahur në këtë thirrje janë: 2 përfitues në sektorin e përpunimit (përpunim të mishit, përpunim të perimeve), 3 përfitues në blegtori (prodhim i qumështit të lopëve dhe dhive, përpunim i qumështit te dhive), 2 përfitues në prodhimin e vezëve sistem i lirë dhe 4 përfitues në sektorin e pemëtarisë. Fondi për Zhvillim Lokal – LDF do të vazhdoj në përkrahjen e fermerëve ne këto tri komuna edhe me thirrje tjera për grante në vitet në vijim.