Njoftim rreth ftesës së parë për propozime të Projektit Iniciativa për Fermerët e Vegjël të Suharekës Faza e 2-të

 

Ftesë për propozime

Projekti Iniciativa për Përkrahjen e Fermerëve të Vegjël në Komunën e Suharekës Faza e Dytë, i
implementuar prej Fondacionit Fondi për Zhvillim Lokal (LDF) dhe financuar nga Bashkëpunimi
Austriak për Zhvillim është duke kërkuar propozime për të mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm
ekonomik dhe krijimin e punësimit në Komunën e Suharekës.

Fokusi primar i kësaj ftese do të jetë mbështetja e fermerëve të vegjël me theks të veqantë në femrat
fermere dhe të rinjët që jetojnë në zonat rurale në përmirësimin, rritjen dhe përpunimin e produkteve
bujqësore. Shuma e përgjithshme në dispozicion për Ftesën e Parë për propozime për projektin SUSILDF
2 është 130,000.00 EUR. Ndërsa aplikuesit e pranueshëm janë: fermerët e vegjël, femrat
fermere dhe të rinjët që jetojnë në zonat rurale, personat me nevoja të veçanta dhe grupet e tjera të
margjinalizuara.

Udhëzimet e plota për aplikuesit dhe dokumentet tjera të nevojshme do të jenë në dispozicion në
internet prej 29 Mars 2017 në web-faqen: http://www.ldf-ks.org. Për më shumë dokumentet e
nevojshme do të jenë në dispozicion në zyren e Fonacionit LDF dhe Drejtoratin për Planifikim,
Zhvillim, Bujqësi dhe Pylltari në Komunën e Suharekës.

Afati i fundit për dorëzim të propozimeve është 28 Prill 2017, 16h00. Propozimet duhet të dorëzohen
direkt në zyret e Fondacionit Fondi për Zhvillim Lokal (LDF) në Suharekë.
Për këtë, Fondi për Zhvillim Lokal (LDF) fton të gjithë pjesëmarrësit e ligjshëm që janë të përfshirë
në zhvillimin bujqësor dhe zhvillimin rural në komunën e Suharekës që të marrin pjesë në sesionet
informative për ftesën për propozime. Sesioni i parë informativ do të mbahet më 29 Mars 2017 nga
ora 10h00-11h30 në sallën e Asamblesë Komunale në Suharekë. Ndërsa sesioni i dytë informativ
do të mbahet më 12 Prill 2017 nga ora 10h00-11h30 në sallën e Asamblesë Komunale në
Suharekë.

 

 

Ftese per propozime