Fondacioni Fondi per Zhvillim Lokal

Fondacioni Fondi për zhvillim lokal është themeluar ne vitin 2011 dhe vepron ne komunën e Suharekës / Suva Reka kryesisht me përgjegjesi për menaxhimin e Fondit të Zhvillimit Lokal (LDF) të dhënë nga buxheti i Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim përmes projektit Zhvillimi i Integruar Rajonal në komunën e Suharekës/ Suva Reka ne sektorin e bujqësisë.

Vizioni i LDF-së është që të bëhet një lojtar i rëndësishëm në rritjen ekonomike të rajonit nëpërmjet avancimit të agro-bizneseve dhe bizneseve rurale të bazuara në rajonin jugor ekonomik të Kosovës.

LDF është një fondacion i pavarur, i cili synon të mbështesë, të përmirësoj, të forcojë dhe të stimulojë zhvillimin e bujqësisë dhe zhvillimin rural në  rajonin jugor ekonomik të Kosovës, kryesisht përmes ofrimit të programeve të granteve.

LDF do të financojë aktivitet në komunën e Suharekës/ Suva Reka dhe në rajonin jugor te Kosovës për të rritur dhe për të përmirësuar prodhimet bujqësore, përpunimin dhe tregëtimin e produkteve bujqësore si dhe promovimin e zinxhirit të vlerës bujqësore në rajon.

Në linjë me këtë, inciativat të cilat kontribuojnë në përmbushjen e qëllimeve të mëposhtme të identifikuara në Planin komunal për zhvillim, janë të pranueshme për financim nga Fondi:

-Forcimi i kapacitetit të njohurive në lidhje me potencialet në bujqësi;

-Mbështetje për sinergji midis bujqësisë dhe formave të tjera të bizneseve;

-Rritja e njohurive në teknologjinë bujqësore të prodhimit dhe marketingut;

-Krijimi i fermave efikase;

-Mbrojtja e tokës bujqësore për të ruajtur / përmirësuar prodhimin.

financed by

Publikimet e fundit

Login